MENU
klinika

Pandemia Covid-19

Greqia shtyn masat kufizuese, kufijtë të mbyllur deri më …

28.08.2020 - 18:40

Greqia vendosi që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Mbeten në fuqi kufizimet në numrin e udhëtarëve nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshtocës (750 persona në ditë Kakavija dhe 300 Kapshtica)

Mbetet në fuqi karantinimi 7 ditor për personat që hynë në vend nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Mbetet në fuqi detyrimi për te treguar test pcr negativ i kryer brenda 72 orëve nga hyrja në Greqi.

Gjithashtu mbetet në fuqi ndalimi për hyrjen e turistëve nga Shqipëria deri në datën 15 shtator.