MENU
klinika

Radha me kilometra në kufi

Haki Çako: Qytetarët të kthehen në banesa, shteti shqiptar s’ka gjë në dorë

15.08.2020 - 10:36

Situata në Kakavijë vazhdon të jetë e rëndë, ku mijëra qytetarë presin në radhë kilometrike për të kaluar kufirin, por duket se nuk po veprohet, pasi radha sa vjen e shtohet.

Pak minuta më parë reagoi edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, ku theksoj se jemi në bisedime me palën greke për të dakordësuar.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë”, u shpreh Rama.

Për situatën e pazakontë ka reaguar edhe Drejtori i Emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes, Haki Çako:

“Gjej rastin të ngushëlloj familjen e djalit të aksidentuar. Qytetarët e tjerë të gjejnë zgjidhjen e duhur, në raport me portalin apo aksesin që kanë hapur autoritetet greke. Është një situatë që nuk është në dorën e shtetit shqiptar, megjithëse shteti shqiptar po e konsideron emergjencë. Nuk jemi në rastin e një fatkeqësie natyrore, por ne jemi në krye të detyrës, për nevojat e tyre. Nuk mund të krijojmë kampe. Çandra nuk janë ato që ndikojnë në vendimarrjen e autoriteteve greke. Kjo është një situatë pandemie. Ambulanca dhe të gjitha struktuar e tjera vazhdojnë të jenë prezent pranë qytetarëve. Ka qenë edhe lëvizja e pakontrolluar e fëmijës. Ne jemi në kontakt me palën greke, por nuk u diktojmë dot detyrat. Qytetarëtë duhet të ndjekin procedurën greke. Nga nesër do të kemi një numër të limitur. Kjo situatë nuk është për faj të shtetit shqiptar. Qytetarët duhet të kthehen, do të ishte në interes të tyre, për të mos rënduar shëndetin dhe për të mos kirjuar pasiguri, se jemi në kushte pandemie. Qytetarët të kthehen në banesat e tyre dhe të aplikojnë drejtpërdrejt për platformën greke.”