MENU
klinika

Transformimet

Hapet tenderi për ndryshimin e Ballshit!

09.08.2020 - 12:07

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për rikualifikimin urbani të qendrës së qytetit Ballsh dhe krijim hapësire rekreative në zonën e liqenit artificial të këtij qyteti.

Fondi limit/Vlera e pritshme e kontratës është 254 milionë e 315 mijë lekë dhe kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje 07 shtator 2020.

Me fonde të buxhetit të bashkisë Mallakastër për vitin 2020 është planifikuar projektimi i objektit: “Krijim hapësire rekreative në zonën e liqenit artificial të qytetit Ballsh”.

Qyteti i Ballshit shtrihet në veri të Mallakastrës, në afërsi të luginës së lumit Gjanicë. Popullsia e këtij qyteti sipas të dhënave të gjendjes civile të vitit 2018 është rreth 12 000 banorë.

Hapësirat rekreative dhe argëtuese publike në këtë qytet nuk i plotësojnë kërkesat dhe nevojat e këtij komuniteti.

Në veri të qytetit ndodhet rezervuari artificial i veçuar nga pjesa urbane e tij dhe rikualifikimi urban i tij do ti ndikoj pozitivisht në jetesën e banorëve të këtij komuniteti. Ky projekt përfshin rehabilitimin total të rezervuarit artificial i cili ndodhet në lagjen “18 Prilli”, qyteti Ballsh.

Pika më e rendësishme e kësaj zone është vetë liqeni. Ky liqen është krijuar për ujitjen e tokave bujqësore përreth dhe ka funksionuar për një kohë të gjatë.

Vitet e fundit ky liqen nuk është mirëmbajtur dhe nuk është pastruar asnjëherë prandaj vihet re dhe ngushtim i rrezes së tij për shkak të mbushjes me llumra të shtratit të tij si dhe në pjesën më të madhe është i mbushur me bimë të cilat rriten në ujë.

Depozitimi i llumrave nga rrëket të cilat derdhen në këtë rezervuar kanë mbushur shtratin e tij si dhe kanë zvogëluar ndjeshëm sipërfaqen ujore. Qyeti i Ballshit është kryeqendra e Mallakastrës, i cili ka infrastrukturë tepër të kufizuar në drejtim të hapësirave rekreative dhe shlodhëse.

Rëndësia e rikonceptimit të rezervuarit artificial dhe zonës përreth tij ndikon pozitivisht në zhvillimin e zonës përmes krijimit të hapësirave të nevojshme rekreative

Sipërfaqja e përgjithshme që zë liqeni artificial është 12 000 m2, sipërfaqe e cila duhet t’i nënshtrohet pastrimit. Pastrimi i kësaj sipërfaqe do të ndikonte në rritjen e thellësisë së rezervuarit artificial si dhe në zgjerimin e shtratit të tij pasi aktualisht shtrati i liqenit nuk zë sipërfaqen prej 12 000 m2 si pasojë e mbushjes me llumra dhe me bimë.

Pjesa e dytë është ambjenti përreth rezervuarit.

Kjo pjesë zë një hapësirë rreth 6000 m2 dhe kjo sipërfaqe është përreth perimetrit të liqenit. Kjo pjesë është e pasistemuar, pasi është e mbushur me shkurre të ulta dhe me deformime të pjesës së sipërme të tokës.

Projekti për rehabilitimin e rezervuarit artificial të qytetit të Ballshit (sipërfaqe e përgjithshme 18 000 m2) do të ketë karakteristikat e mëposhtme:

a- Sipërfaqja e rezervuarit artificial 12 000 m2

b- Sipërfaqja e pistës së biçikletave 956 m2, gjerësia 2 m

c- Sipërfaqja e shëtitores kryesore 3388 m2 , gjerësia 6 m

d- Sipërfaqja e shëtitores në zonën e fushave 975 m2 , gjerësia 2 m

e- Sipërfaqja e shëtitores në zonën e ambjentit shlodhës 332 m2 , gjerësia 2.8 m

f- Zona A: -Sipërfaqja e fushës së minifutbollit 875.5 m2

g- Zona B: – Fushë basketbolli dhe palestër në natyrë

h- Zona C: – 4 fusha pingpongu, sipërfaqe 80 m2; 3 fushat e lojës tra ekuilibri, sipërfaqe31.82 m2

i- Zona D: – fusha me gomë dhe bar artificial (lojra kodrinë, lojra rrotulluese, loja e kombinuar), sipërfaqja 474 m2; fusha e murit me ngjitje, sipërfaqe 12.1 m2

j- Zona E: -Fusha me rërë (loja e kombinuar, kali me sustë dhe lisharëse), sipërfaqe 423.2 m2

k- Zona F: – Ambient shlodhës (sipërfaqja e ambjentit shlodhës 73 m2 dhe sipërfaqja e verandës 82.3 m2) dhe dy ambiente argëtuese.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier