MENU
klinika

E konfirmon FFK

Hera e parë, tropojani zgjedh përfaqësuesen kosovare

07.08.2020 - 19:18

Deri më tani, futbollistë nga Kosova ose me origjinë kosovare të rritur në vende të ndryshme kanë zgjedhur Shqipërinë për të luajtur me ekipet kombëtare. Ka pasur raste, që pasi zgjodhën Shqipërinë, u lanë dhe shkuan te Kosova.

Por Edi Sylisufaj bëhet lojtari i parë me origjinë nga Shqipëria i cili ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren e Kosovës. 20-vjeçari i lindur në Suedi, por me origjinë nga Tropoja, do të jetë lojtari i radhë që do të luajë me fanellën e Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga vetë Federata dardane, e cila nëpërmjet një njoftimi shkruan se Sylisufaj ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Sylisfuaj ka shkëlqyer këtë sezon me Falkenbergs në Suedi, ku ka shënuar 5 gola, nga nisja e kampionatit në qershor.

Njoftimi i FFK-së:

Kombëtarja e Kosovës së shpejti do të ketë në radhët e saj një tjetër supertalent. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës suedeze, Falkenbergs, Edi Sylisufaj, i cili tashmë ka vendosur ta veshë fanellën dardane. 20-vjeçari i lindur në Suedi është duke shkëlqyer në fanellën e Falkenbergs në këtë edicion, ku ka shënuar 5 gola prej se ka nisur elita e futbollit suedez në muajin qershor.

Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Kombëtares U17 të Suedisë, derisa vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar. FFK tashmë ka filluar procedurat rreth rregullimit të dokumenteve të nevojshme për lojtarin dhe nëse gjithçka kryhet me kohë, atëherë ai do të mund të paraqitet në fanellën dardane qysh në shtator në ndeshjen kundër Anglisë U21 në Prishtinë, teksa shumë shpejt mund ta shohim edhe në fanellën e Kombëtares A, ngase bëhet fjalë për një sulmues tejet të spikatur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN