MENU
klinika

Nga Ardit Rada

Heshtja për kërkesën për takim: Basha refuzon prej një muaji e gjysmë Zef Mazin

11.08.2020 - 17:00

Nga Ardit Rada

Opozita konsumon thuajse çdo ditë një sasi të madhe retorike në lidhje me integrimin.

Orët e fundit brenda partive opozitare ka pasur shumë entusiazëm në lidhje me një intervistë të një zyrtareje të ministrisë jashtme gjermane, që deklaronte se Maqedonia e Veriut do ta mbajë konferencën ndërqeveritare para Shqipërisë.

Nuk duhet harruar se ky është një vendim i Këshillt Evropian dhe jo i një zyrtari të një shteti anëtar.

Përtej këtij interesi i cili përdoret vetëm për përfitime politike, kreu i opozitës së sotme, sipas burimeve të sigurta diplomatike, vijon të refuzojë kërkesën e kryenegociatorit Zef Mazi për një takim të parë njohjeje. Burimet i thanë Javanews se megjithë kërkesën e paraqitur nga Mazi që në ditët e para të marrjes së detyrës, në fund të qershorit 2020, nga zyra e Lulzim Bashës vijon të heshtet prej një muaji e gjysëm.

Mazi ka pasur deri më tani takime me presidentin Meta, kreun e Kuvendit Ruçi dhe ambasadorët kryesorë të BE, pa harruar takimet me komisionerët evropianë në Bruksel.  Refuzimi i Bashës për të takuar personin përgjegjës për negociatat me BE është një sinjal i qartë i karakterit sipërfaqësor e deklarativ që integrimi evropian ka në rangjet e larta të politikës shqiptare.