MENU
klinika

Pas akuzave të deputetes

Hoti: U izolova në momentin që bëra testin

03.08.2020 - 08:51

Kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se ai nuk e ka respektuar protokollin meqenëse nuk është izoluar pas testimit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar.

“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem.

Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16. Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket.

Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten”, ka shkruar Hoti.