MENU
klinika

Aleksandar Vulin: E vërteta e vetme është se...

Xhandarmëria/ ”Patrullimi, i sinkronizuar me KFOR”

10.08.2020 - 15:55

Tri ditë pas patrullimit të forcave ushtarake serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës, ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një adresim për mediat në Serbi, Vulin tha se patrullimi i forcave serbe ka qenë në sinkronizim me KFOR-in dhe se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë kalimi ilegal të kufirit.

“E vërteta e vetme është se ka pasur një patrullim të sinkronizuar ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it, komandës rajonale Lindje, pra kontingjentit turk dhe atij nga SHBA. Ka pasur një patrullim nga fshati Muhovc deri në Karaçevë, nga ora 16:50 deri në 18:10, sipas vijës së përcaktuar administrative”, tha Vulin.

Teksa kufirit mes Kosovës dhe Serbisë iu referua si “vijë administrative”, ministri serb i mbrojtjes theksoi se, prej ditësh nga Prishtina ka përpjekje “për të sulmuar sërish Ushtrinë e Serbisë”, duke thënë se nuk po zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkelë vijën administrative.

Ndërkohë, ai njoftoi se qëllimi është që në këto patrullime të përfshihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por shtoi se Ushtria e Serbisë ka refuzuar këtë disa herë dhe se ajo ka marrëveshje vetëm me KFOR-in, pasi sipas tij, ushtria e NATO-s është forca e vetme brenda territorit të Kosovës të cilën e njeh Serbia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN