MENU
klinika

Skandali në IEVP Berat

I pezulluar në shkurt, në hetim nga Prokuroria, emërohet Shef Policie

18.08.2020 - 09:13

Një tjetër precedent i rëndë është shënuar në institucionin e vuajtjes së dënimit në qytetin e Beratit.

Në 21 korrik 2020 në IEPV Berat është emëruar Shef i Policisë së Burgut 54-vjeçari Hetem Llapaj. Llapaj ka qenë më parë Shef Policie në IEPV Tepelenë por që prej shkurtit të këtij viti ai rezulton të jetë i pezulluar nga detyra dhe nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Whatsapp Image 2020 08 18 At 09.56.59

Ai akuzohej për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që ka qenë edhe 4 herë të tjera i pezulluar nga IEPV Tepelenë për shkelje të rënda gjatë kryerjes së funksionit shtetëror në këtë institucion të vuajtjes së dënimit. 54 vjeç dhe i lindur në qytetin e Tepelenës, mësohet se Hetem Llapaj me gradën Kryekomisar është kërkuar të transferohet në IEPV Berat nga drejtuesi i këtij institucioni Hikmet Këlliçi, kërkesë kjo që është pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që ka firmosur edhe emërimin e tij zyrtar.

Por edhe pse ka kryer shkelje të rënda brenda IEPV Tepelenë ku edhe është pezulluar për një periudhë 5-muajore, nuk dihet ende sesi ka mundur 54-vjeçari Llapaj të hyjë sërish në sistemin e drejtësisë. Burime brenda IEPV Berat konfirmojnë se Shefi i Policisë së Burgut që prej ditës së marrjes së detyrës ka filluar sulmin ndaj të gjithë punonjësve të policisë së burgut dhe oficerëve për të cilët ka përpiluar thuajse çdo ditë “raporte shërbimi” pa asnjë motivacion.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qytetarët, grumbullime dhe pa maska

‘Çmenduri’ në rrugë, lulishte e baret e Beratit


Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier