MENU
klinika

Reperi nuk dorëzohet!

IKSHK reagon pas tubimit të Mozzik!

10.08.2020 - 12:43

Pasi mblodhi të gjithë fansat për t’iu shpërndarë albumin falas anembanë Kosovës, Mozzik tashmë e ka ndërprerë këtë aktivitet me shumë keqardhje.

Sot Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Kosovë ka reaguar duke publikuar një foto nga tubimi i reperit, ku fansat e tij shihen shumë pranë njëri-tjetrit, në pritje për të marrë një cd të albumit.

“Jo tubime. Virusi vret”, shkruhet në njoftimin në Facebook të institutit.

Menjëherë pasi lajmi mori dhënë për rrezikun që paraqiste ky veprim i reperit në kohë pandemie, tubimi i Mozzik u ndalua.

Reperi fajësoi mediat për këtë akt dhe i akuzoi ato për ndërprerjen e padrejtë të fushatës së tij për shpërndarjen e albumit, pasi disa prej tyre shkruanin se ai po rrezikon fansat në periudhë pandemie.

Reperi bëri thirrje non stop që të ishin të gjithë me maska dhe të ruanin distancimin fizik, duke bërë të mundur shpërndarjen e albumeve sa më qetë të ishte e mundur.

Mirëpo, pavarësisht të gjithave, qeveria e Kosovës ka vendosur të anulojë këtë organizim duke arsyetuar se po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Ka qenë vetë reperi ai që ka bërë me dije lajmin në Instastory, duke fajësuar mediat teksa shprehet se do gjejë një mënyrë tjetër që të shpërndajë CD.

Ndërkohë pasi reflektoi duke kërkuar falje dhe la të kuptohej se përmes këtij akti tepër pozitiv shkaktoi zhurmë në vend, Mozzik ka reaguar sërish sot me një status ku shkruan:

“Njeriun e rrisin vështirësitë dhe e mundin veç zhgënjimet”!

Me sa duket ai nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë një apo dy vështirësive të tilla!