MENU
klinika

"Po tani, a jemi pajtuar me koronavirusin?"

Imzot George Frendo: Kur kishte më pak raste, pati më shumë kufizime

07.08.2020 - 17:54

Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Mons. George Frendo i bën apel shtetit për masa më të forta për situatën e krijuar në vend nga koronavirusi.

Imzot Frendo thotë se kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet, ndërsa tani kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit.

Ai pyet se çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit dhe citon eprorin gjeneral të jezuitëve se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë.

MESAZHI I PLOTË
JU LUTEM: MË SHUMË KUJDES PËR SHËNDETIN E POPULLIT!

Mons. George Frendo O.P.
Këtë thirrje e bëj i nxitur nga dashuria për popullin tonë dhe nga interesi për të mirën e përbashkët.
A nuk na shqetëson situata e tmerrshme e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë? Ka shumë ditë, që dëgjojmë për një numër të infektuarish gati çdo ditë më të lartë sesa ditën e mëparshme. Çdo ditë infektohen mbi njëqind veta. Kur numri i të infektuarve ishte shumë më i vogël, u dhanë shumë urdhra për të shmangur rreziqet: asnjë makinë në fundjavë, shumë kufizime rreth daljes, autobusët nuk përdoreshin, një ditë madje dolën edhe kamionët ushtarake!!! Vërtetë, situata përshkruhej si një luftë!

Po tani? A jemi pajtuar me koronavirusin? Ose kemi frikë se më shumë kufizime do të krijojnë probleme për ekonominë e vendit? E çfarë duhet të ketë përparësi, ekonomia, apo shëndeti i popullit? Ministrja e shëndetësisë ka bërë shumë mirë, që shpesh herë ka apeluar për ruajtjen e masave për t’u mbrojtur kundër epidemisë. Por nuk mjafton fjala e Ministres. Para disa ditëve, Atë Arturo Sosa, eprori gjeneral i Jezuitëve, tha se koronavirusi është një kërcënim jo vetëm për jetën njerëzore dhe për punët, por edhe për demokracinë. “Demokracia mund të jetë një nga viktimat e pandemisë nëse nuk bëjmë kujdes për situatën tonë politike”.

Ndoshta dikush mund të më akuzojë se po ndërhyj në politikë? Jezusi ka afruar dhe shëruar shumë të sëmurë. Fatkeqësisht unë nuk e kam këtë aftësi! Por e kam për detyrë të flas për mbrojtjen e shëndetit të popullit tonë.
Ju lutem: më shumë kujdes për shëndetin e popullit tonë!

Arqipeshkevoa

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Paketa antishpifje do përkeqësojë situatën e medias në Shqipëri”

“Antishpifje”/ Meta apel qeverisë: Të terhiqet!

Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”