13.08.2020 - 13:14
Raste të reja me të infektuar nga koronavirusi në gjithë vendin. Panorama mëson se në Elbasan ka dalë pozitiv në testin e tamponit drejtori i Bashkisë.
Mësohet se e infektuar është gjithashtu edhe bashkëshortja e tij. Ndërsa në spitalin e Beratit një mjeke në repartin e Alergologjisë ka rezultuar pozitive.
Sipas kolegëve mjekja kishte 5 ditë e sëmurë dhe me shenja dalluese. Pas konfirmimit të saj pozitive, janë marrë tamponë tek familjarët e mjekes dhe kolegët e saj.