MENU
klinika

Europa League

Inter e United në çerekfinale, mësohen rivalët

05.08.2020 - 22:00

Nuk ka surpriza, Inter dhe Manchester United kalojnë në fazën çerekfinale të Europa League, duke mësuar edhe rivalët. Inter fitoi 2-0 ndaj Getafes, ndërsa Manchester United mposhti 2-1 LASK të Austrisë, teksa në takimin e parë e kishte mposhtur 5-0.

Inter zhbllokoi sfidën ndaj Getafes në 33’. Bastoni krosoi rreth 70 metra dhe gjeti saktë Lukakun, i cili me fizikun e tij ka marrë dhe mbrojtur topin nga kundërshtari duke e dërguar në rrjetë. Kaq për pjesën e parë.

Inter gjeti qetësinë në minutën e 83-të, kur Eriksen shënoi golin e dytë. Ishte një gabim në mbrojtje i spanjollëve dhe në mesin e zonës së rreptësisë nuk fali danezi. Inter do të luajë në çerekfinale me fituesin e Leverkusen-Rangers, ku me shumë mundësi do të jenë gjermanët, pasi kanë fituar takimin e parë 3-1.

Manchester United dhe LASK Linz nuk kishin shumë për të zgjidhur pas fitores 5-0 të “Djajve” në ndeshjen e zhvilluar në Austri. Gjithsesi, pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, në 55’, miqtë surprizojnë, duke kaluar në avantazh. Pas 2 minutash, Lingard barazon shifrat. Martial në 88’ i jep avantazhin dhe e mbyll kualifikimin me fitore, teksa United do të ndeshet me Copenhagen në çerekfinale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN