MENU
klinika

FOTOT /Mbushet me ishuj, mur kundër zhurmave e kënde lojërash

Ja si do të transformohet Kopshti Zoologjik i Tiranës

13.08.2020 - 21:01

Kopshti Zoologjik i Tiranës do të pësojë një transformim rrënjësor. Së paku, kështu thonë nga Bashkia e Tiranës.

Falë një investimi, Kopshti Zoologjik rikonceptohet tërësisht për t’iu përshtatur kërkesave të ndryshme të vizitorëve që e frekuentojnë dhe kafshëve që jetojnë aty, si dhe kushtet e punës për kujdestarët.

Këto ndahen në disa kategori si riorganizimi i hapësirave për kafshët dhe punonjësit, vendosja e ndriçimit rrugor dhe rrjeti i linjave rezervë për internet telefoninë, rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të ndotura, trajtimin e hapësirave të gjelbërta dhe plotësimi me elemente të mobilimit urban (stola, kosha të vegjël), si dhe krijimi hapësirave për pushim, argëtim e piknik, thonë nga Bashkia Tiranë.

Me rritjen e popullaritetit në këtë kopësht, është rritur edhe nevoja për një infrastrukturë të përshtatshme parkimi.

Ndaj Bashkia ka menduar dhe ndërtimin e një parkimi nëntokësor me 100 vende duke u ardhur në ndihmë jo vetëm vizitorëve, por edhe komunitetit përreth.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Me rëndësi të veçantë ka rrethimi i jashtëm i Kopshtit Zoologjik, kjo për çështje sigurie dhe kontrolli jo vetëm për kafshët po dhe për banorët që jetojnë përreth. Rrethimi do bëhet me mur 2.50metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8m të larta. I gjithë muri parashikohet të maskohet me gjelbërim dhe pemë.

Veç sigurisë fizike rrethimi ofron dhe një brez ‘buffer-I’ për zhurmat dhe privatësi nga ana vizuale.

Krahas këtyre në kopsht jane të shpërndara kënde lojërash për ta bërë eksperiencën për fëmijët dhe prindërit sa më të pasur.