MENU
klinika

Pamjet e reja tregojnë...

Jo vetëm ujë, por në Mars zbulohen edhe fosile

08.08.2020 - 10:23

Disa ditë më parë NASA bëri bujë kur deklaroi se kishte zbuluar ujë në Mars, por ufologët, apo ata që besojnë në ekzistimin e UFO-ve, respektivisht alienëve, thonë se kanë gjetur dëshmi se në Mars ka edhe fosile të dinozaurëve.

Duke analizuar fotot që çdo ditë vijnë nga Planeti i kuq, si dhe duke i “qartësuar” ato foto me teknika të ndryshme kompjuterike, ata me të vërtetë kanë ardhur deri te një fotografi e cila përnjëmend duket sikur një lloj fosili.

Sido që të jetë, pasi që zyrtarisht u konfirmua ekzistimi i ujit në këtë planet, tani do të jetë gjithnjë e më vështirë që të demantohen pretendime të tilla, ngase ku ka ujë, aty ka (ka pasur, apo mund të ketë) jetë. E, skeptikët gjithnjë do të insistojnë se këtu kemi të bëjmë me iluzion optik. Secili beson atë që dëshiron.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!