MENU
klinika

Pas shkarkimit të Sarrit

Juve habit me zgjedhjen, Andrea Pirlo trajneri i ri

08.08.2020 - 21:14

Andrea Pirlo është trajneri i ri i skuadrës së Juventusit. Pak orë pasi Maurizio Sarri u shkarkua nga stoli i bardhezinjve, ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se ish-mesfushori italian do të ishte ai që do të drejtonte ekipin.

Sipas njoftimit të klubit, Pirlo do të merrte këtë detyrë edhe pse ishte emëruar tek U-23 vetëm 10 ditë më parë. Klubi theksoi se Pirlo kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare dhe se ekzistonte besimi se kishte gjithçka që duhej për të synuar trofe me Juventusin.

“Do të jetë Andrea Pirlo trajneri i ri i Juventusit. 41 vjeç, i lindur në Fiero në provincën e Brescias, Andrea Pirlo ka një karrierë legjendare si futbollist që e ka çuar të fitojë gjithçka, nga Liga e Kampioneve te Kupa e Botës. Në katër vitet e tij në drejtimin e mesfushës së Juventusit, Pirlo ka fituar po që tituj kampion, një Kupë Italie dhe dy Superkupa.

Sot, fillon një karrierë e re e tij në botën e futbollit. Siç ishte thënë rreth një javë më parë, nga Maestro në Mister. Nga sot, për popullin juventin do të jetë Misteri, pasi klubi ka vendosur t’i besojë drejtimin e ekipit të parë, pasi e kishte përzgjedhur për Juventusin U-23.

Zgjedhja e sotme bazohet në bindjen se Pirlo ka gjithçka duhet për të drejtuar, që në debutimin në pankinë, një ekip ekspert dhe me talent për të ndjekur suksese të reja. Andrea Pirlo ka firmosur sot një kotnratë dyvjeçare, deri në qershorin e vitit 2022”, – shkruhej në njoftimin e Juventusit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN