Facebook është bërë pjesë e përditshme e shumë njerëzve dhe me shumë gjasë, shumica prej tyre deri tani kanë bërë postime me “tonelata”. Për ata që i duken postimet e vjetra jo të përshtatshme tani, mund t’i fshijnë ato një nga një dhe ky proces mund të jetë shumë i gjatë dhe i mërzitshëm.
Facebooku duket se e ka kuptuar që shumica e njerëzve duan t’i fshijnë postimet e vjetra përnjëherë dhe së fundmi ka lansuar një veçori të re e cila ua mundëson përdoruesve të fshijnë shumë postime njëherësh, shkruan Ubergizmo, faqe e dedikuar për programet kompjuterike.
Në vijim ju sjellim se si të fshini një pjesë të historisë në Facebook përmes një procesi shumë të thjeshtë.
- Kyçuni në aplikacionin e Facebookut në telefonin tuaj;
- Shkoni në profil dhe klikoni tri pikat për të hyrë në menu;
- Klikoni në Activity Log > Manage Activity > Zgjidhni “Your Posts”;
- Klikoni mbi katrorin e vogël në mënyrë që postimet t’i arkivoni ose fshini;
- Klikoni butonin “Trash” për të fshirë postimet.
Gjithashtu, Facebooku i ruan postimet e fshira për 30 ditë para se të fshihen përgjithmonë në rast se një postim është fshirë gabimisht dhe përdoruesi kujtohet me vonesë.