MENU
klinika

Shpëtoni dhe ju!

Ka një truk për të pastruar më shpejt rërën nga rrobat e banjës

03.08.2020 - 09:12

Është një nga dukuritë më të zakonta që na ndodh me rrobat e banjës. Edhe pas larjes, ato nuk e humbasin të gjithë rërën e ngecur mes copave dhe në poret e tyre. Po si t’ia bëjmë? Rëra në rrobat e banjës nuk është as higjienike, as estetike dhe as një aleat për jetëgjatësinë e rrobave të banjës. Por nuk është e pamundur të largohet. Ne po ju tregojmë mënyrën.

Në fillim futi rrobat e banjës në ujë dhe fillo t’i lash me detergjent të butë dhe fërkime të buta, pa e dëmtuar materialin. Rrobat e banjës duhen larë gjithmonë me dorë. Mund t’i lësh pak më shumë në ujë para se t’i nderësh. Nëse edhe pasi janë tharë nuk e kanë humbur rërën, bëj këtë truk. Ndiz tharësen e flokëve në temperaturë të ulët dhe drejtoje rrymën e ajrit nga rrobat e banjës derisa të largohet edhe grimca e fundit e rërës.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”