MENU
klinika

Situatë e pazakontë

Kakavijë/ Pala greke pezullon punën për kryerjen e tamponëve

13.08.2020 - 11:29

Situata vijon të jetë problematike në pikën kufitare të Kakavijës, ku sipas burimeve, radha e makinave ka shkuar në 12 km.

Qytetarët po presin në radhë që prej ditës së djeshme, për shkak të masave të marra nga autoritetet greke me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-it.

Një prej tyre është bërja e tamponit, çka ka shkaktuar grumbullime të mëdha njerëzish, por edhe mbyllja e pikës kufitare gjatë natës.

Pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës funksionojnë vetëm gjatë ditës, pasi nga ora 22:00 deri në orën 06:00 që prej 6 gushtit në hyrje dhe në dalje të Greqisë janë të mbyllura. Ndërsa nga 16 gushti, çdo shtetas që do të hyjë në territorin grek përmes këtyre dy pikave kufitare do të karantinoret për 7 ditë.

Qytetarët shprehen të revoltuar e mërzitur se nuk është marrë asnjë masë për këtë që po ndodh, ndërsa kanë gjithë natën që presin për të kaluar kufirin për në Greqi. Njëri prej tyre shprehet se nuk është faji i Greqisë, por i vendit tonë.

“Erdhëm për pasaportat në Shqipëri, i nxorëm dhe do shkojmë për Greqi, por nuk shoh gjë në terezi”, tha një qytetar nga Lezha.

“Kam që 6 të mëngjesit as 500 metra nuk kemi ecur, do detyrohemi ta bëjmë më këmbe edhe tani pas 30 vitesh”, tha një tjetër qytetar.

Një situatë epokale po ndodh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që prej çeljes së kufijve pasi ka një dyndje të madhe të shqiptarëve me dokumenteve greke që duan të shkojnë drejt vendit fqinj. Qytetarët po përballen me një situatë të pazakontë, ku rradha prej 12 kilometrash sjkon deri tek Impianti i prodhimit të nënprodukteve të qumështit, një vend i njohur për qytetarët e Gjirokastrës.

Shqiptarë me dokumente greke, por edhe shtetas grekë apo shtetas të tjerë të huaj që mund të kenë kaluar pushimet apo kanë ardhur në vendin tonë për pushime kanë kaluar natën në makinë në Kakavijë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë