MENU
klinika

Apeli i mjekes së Infektivit që s’duhet humbur!

“Kam dalë që dje në orën 7:30 nga shtëpia”!

10.08.2020 - 12:19

Nevila Gjermeni ka treguar eksperiencën e saj si mjeke në spitalin e Infektivit, aty ku lufton çdo ditë me virusin vdekjeprurës.

Në një mesazh për qytetarët, ajo bën thirrje që të bëjnë gjithçka që kanë në dorë, lidhur me respektimin e masave, që të lehtësojnë vuajtjet e tyre dhe të familjarëve.

Mjekja tregon se ka 5 muaj që bën një punë të stërlodhshme duke dalë herët në mëngjes dhe duke u kthyer vonë te familja e saj, mes frikës së mund të përhapë vurisn.

“Kam që dje në orën 7: 30 që kam dalë nga shtëpia. Gjë që e bëj pothuajse çdo ditë në këto 5 muaj. Është e lodhshme për ne, sfilitëse për pacientët. Bëni gjithçka që të kujdeseni për veten! Bëni gjithçka që të lehtësoni vuajtjen tuaja dhe të familjeve tuaja! Bëni gjithçka që të na lehtësoni punën! Bëni gjithçka që t’ia dalim! Vendoseni maskën! Është kaq shumë e rëndësishme”, thotë mjekja, në mesazhin e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

Aktualisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.