MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kam mungesë të theksuar oreksi. Çfarë të bëj?

14.08.2020 - 09:13

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam mungesë të theksuar oreksi. Çfarë të bëj?

Përgjigjet mjeku: Janë kryesisht fëmijët e vegjël të cilët vuajnë nga anoreksia; ky problem nuk varet nga sëmundjet, por nga fakti që fëmijët e sotëm nuk lëvizin dhe qëndrojnë pak në ajër të pastër. Një fëmijë trevjeçar që rend livadheve djeg më shumë kalori sesa një dieta 3bashkëmoshatar i tij që jeton në apartament. Por prindërit duan që fëmijët e tyre të hanë mirë dhe shumë: ata nuk i kursejnë dhuratat. Dalëngadalë fëmija zhvillon një “anoreksi kundërvënieje”, i refuzon pra këto sforcime ushqimore. Rezultati është që shpesh ndërhyhet me “stimulus të oreksit” , falë vetive qetësuese.

Ushqime të këshilluara: të gjitha ushqimet me pak vëllim, por cilësisht të ushqyeshme dhe të shijshme: djathi, kaçkavalli, proshuta krudo, pica, fokaçja.

Ushqimet që duhen kufizuar: ëmbëlsira dhe ushqime të tjera me “kalori boshe”, pra që kanë shumë kalori, por pak përbërës të shëndetshëm.

Fitoterapia:

Infuzion me finok e anason (frut ose pije): në një filxhan ujë të valuar hidhni 5 gram fara finoku dhe 5 gram fara anasoni, lërini në infusion për 10 minuta. Këshillohet pirja e një filxhani kafeje para vakteve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.