MENU
klinika

NBA

Kampionët e Raptors, më të fortët pas rikthimit

13.08.2020 - 09:01

Mbetet për t’u luajtur edhe një raund në NBA, për të kaluar në play-off. Sot u zhvilluan katër ndeshje. Skuadra e Oklahomës fitoi në sekondat e fundit 116-115 ndaj Miami, sfidë ku u dallua Bazley, që realizoi 21 pikë.

Pa probleme fitojnë Clippers, 124-11 ndaj Denver, dy ekipe që janë kualikuar për në play off. Grant realizoi 25 pikë për Denver, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Clippers u dalluan Leonard me 28 pikë e George me 27.

Fiton edhe skuadra kampione e Toronto, ekipi më në formë në NBA, që mundi 125- 121 Philadelphia, ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku Lowry e Bucher realizuan nga 19 pikët për kanadezët.

Ndërsa Indiana, falë lojës së mirë kolektive, fitoi 108-104 ndaj Houston, duke i bërë të pavlefshme 45 pikët e Harden, që pas rikthimit më 31 korrik, nuk ka qenë në formë ashtu si në momentin kur u ndërpre NBA në mars.