MENU
klinika

"Po, jam shqiptare"

Këngëtarja e njohur provokon serbët

14.08.2020 - 07:44

Këngëtarja Edita Aradinovic, e cila që këndon në gjuhën serbe ka provokuar keq fansat e saj.

Teksa është pyetur nga fansat në “Instagram” për origjinën e saj, nëse është shqiptare, ajo u është përgjigjur “po”.

“A je shqiptare?”, ishte kjo pyetja e fanses, të cilës këngëtarja s’ka ngurruar t’i përgjigjet.

Edita është një këngëtare e suksesshme në Serbi, dhe një prej këngëve të saj më të njohura është “Slobodno me Rani”.

Kjo këngë ka më shumë se 12 milionë klikime.