MENU
klinika

“Jam e lirë”

Këngëtarja mposht COVID-19 dhe nis pushimet

09.08.2020 - 12:05

Adelina Thaçi rezultoi pozitive me COVID-19 në fillim të korrikut, por duket se këngëtarja e ka mposhtur virusin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka treguar se tashmë ka nisur dhe pushimet me familjen e saj.

“Jam e lirë, në Sarandë, me familjen time”, shkruan ajo, duke lënë të nënkuptohet se e ka fituar betejën me virusi.

Më 8 korrik, këngëtarja zbuloi se ishte infektuar nga virusi, dhe kishte simptoma si lodhje, dhimbje të syve, dhimbje koke dhe qafe.