MENU
klinika

Ja nga çfarë vuani

Keni këto simptoma pasi hani?

05.08.2020 - 07:10

Çdo ditë e më tepër vihet re që disa ushqime na shqetësojnë kur i konsumojmë. Mund të kemi fryrje të barkut, përzierje ose dhimbje koke.

Termat alergji ushqimore dhe intolerancë janë të përhapura dhe ndonjëherë na konfuzojnë. Janë të ngjashme midis tyre, por alergjitë ushqimore janë më të rrezikshme sesa intoleranca, megjithatë janë njësoj irrituese. Nëse keni shqetësime me sistemin tretës ose nuk ndjeheni mirë pasi hani ushqime të caktuara, trupi juaj po ju thotë që diçka nuk shkon dhe bëni mirë ta dëgjoni. Konsultohuni patjetër me një mjek dhe mos e lini padore, por deri atëherë hidhini një sy artikullit për të krijuar një ide nga se vuani.

Ka ndryshime midis alergjisë ndaj ushqimit dhe intolerancës. Alergjia nga ushqimi është reagim i sistemit imunitar. Shkaktohet kur trupi gabimisht ingredientët në ushqime i sheh si të dëmshme dhe krijon antitrupa drejt këtij ushqimi për ta luftuar.  Ushqimet që shkaktojnë më shumë alergji janë arrat, peshku, kikirikët dhe qumështi.

Ndërsa intoleranca ushqimore është reagim i sistemit tretës. Kjo ndodh kur një ushqim shkakton irritimin e një sistemit tretës të dikujt ose kur organizmi ka probleme dhe nuk arrin të tresë mirë ushqimin. Intoleranca ndaj laktozës dhe bulmetit është më e njohura.

Alergjitë e ushqimit  ndodhin edhe nëse konsumohen sasi shumë të vogla të ushqimit. Këta persona këshillohen që të eliminojnë totalisht konsumin e këtyre ushqimeve që ju shkaktojnë probleme. Ndërkohë personat që kanë intolerancë ndaj ushqimeve kanë probleme vetëm në momentin që konsumojnë sasi shumë të mëdha të ushqimeve që ju shkaktojnë probleme. Një person me intolerancë mund të konsumojë një gotë qumësht në ditë ose njëherë në disa ditë, por nëse e pi çdo ditë ose në sasi të mëdha atëherë do të ketë probleme.

Simptomat e alergjisë ndaj ushqimit janë:

Kruarje ose puçrra në lëkurë,

Të vjella,

Shtrëngim të stomakut,

Diarre,

Lëkurë që kruhet,

Marrje fryme,

Dhimbje kraharori,

Ënjtje të rrugëve të frymëmarrjes.

Ndërkohë që simptomat e intolerancës ndaj ushqimit përfshijnë:

1. Të vjella,

2. Dhimbje stomaku,

3. Gazra, fryrje ose dhimbje barku,

4. Urth,

5. Diarre,

6. Dhimbje koke,

7. Irritim ose nervozizëm.

Mbajini parasysh këto shenja dhe konsultohuni me një mjek. Shëndeti mbi të gjitha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN