MENU
klinika

Çfarë thotë studimi francez?

Këto rrudha tregojnë problem serioz shëndetësor!

11.08.2020 - 08:21

Rezultatet e një hulumtimi të shkencëtarëve francezë, tregojnë që rrudhat në pjesën e sipërme të fytyrës, aq më parë në ballë, mund të paralajmërojnë probleme potenciale me zemrën dhe me enët e gjakut.

Shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Universitare në Toulouse, theksojnë që në bazë të dukjes së dikujt mundet të konkludohet shumë për shëndetin e tij.

“Kemi studiuar rrudhat në ballë, sepse ato janë aq të thjeshta dhe shumë të dukshme”, thotë autorja e studimit, Yolande Esquirol.

Ajo thekson që balli i rrudhur mund të ketë lidhje me zvogëlimin e elasticitetit të arterieve për shkak të grumbullimit të shtresave në muret e tyre.

“Meqenëse enët e gjakut në ballë janë shumë të vogla, ato janë më të ndjeshme ndaj tkurrjes, gjë që do të thotë që ajo do të mund të jetë shenjë e hershme e plakjes së parakohshme dhe e problemeve me enët e gjakut dhe zemrën”, sqaron ajo.

Hulumtimi është bërë 20 vjet, ndërkaq në të kanë marrë pjesë 3.200 persona të rritur të shëndetshëm, të cilët kanë pasur 32, 42, 52 dhe 62 vjet kur ka filluar hulumtimi.

Meqenëse kjo është hera e parë që sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut janë sjellë në lidhje me rrudhat, janë të domosdoshme hulumtime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN