MENU
klinika

Projektet vijojnë

Kida do të vijë me një tjetër hit!

13.08.2020 - 13:57

Pasi bëri namin me bashkëpunimet me Mozzik, “PP” dhe “Kërrkun”, Kida ka ende plot energji për pjesën e mbetur të verës.

Nëse menduat se do t’i lërë me kaq projektet e këtyre ditëve të nxehta, e keni gabim!

Këngëtarja ka punuar në studio dhe e ka gati edhe një këngë të re, e cila pritet të vijë si një tjetër bombë këto ditë.

Ende nuk dihet se si titullohet projekti i ri i Kidës, i cili pritet t’i vërë flakën gushtit, pasi këngëtarja s’ka ndarë ende asnjë informacion.

Mirëpo, producenti i hitit, Mixey, ka ndarë në InstaStory një video të Kidës në studio, duke treguar se diçka e mirë është gatuar.

U bëmë tepër kuriozë të mësojmë për këtë projekt, xhirimet e videoklipit të të cilit ende nuk kanë nisur