MENU
klinika

Një këshillë e vyer 150 vjeçare…

Kierkegard: Si të sillemi njerëzit që fyejnë online!

19.08.2020 - 06:57

I njohur si filizofi i parë i vërtetë ekzistencialist, shkrimtari dhe mendimtari danez Soren Kierkegard (5 maj 1813- 11 nëntor 1855) i cili mund të ketë pasur një jetë të shkurtër, por ishte një jetë e cila rrezatoi gjërësisht ndër shekuj e ndër disiplina e në të menduar.

Ai ishte gjithashtu një ndër shkrimtarët e shumtë të famshëm që përfituan nga mbajtja e një ditari dhe askund më shumë sesa në “Ditari i Soren Kierkegard” (The Dairy of Soren Kierkegaard) nuk shfaqet përzierja e tij paradoksale e melankolisë dhe idealizmit, e dëshpërimit për gjendjen e njerëzimit dhe optimizmit për qëllimin e jetës- një përmbledhje e reflektimeve gjithmonë befasuese, të shpeshta dhe mendimplota mbi gjithçka, duke filluar nga lumturia dhe melankolizmi i të shkruarit dhe letërsisë deri tek dyshimi në vete dhe opinion publik.

Në një shënim tejet mendjemprehtë të vitit 1847, 34-vjeçari Kierkegard vëzhgon patologjinë e sjelljeve të gabuara njerëzore, duke shpjeguar po të njëjtën psikologji që fshihet në fenomenet aktuale si shantazhet, ngacmimet dhe në përgjithësi sulmet e kritikëve të ueb-it të njohur në përgjithësi si urryesit (haters).

Kierkegard shkruan:

Ka lloje zilie, shembuj të së cilës kam parë shpesh, ku një individ përpiqet të marrë diçka me anë të shantazheve apo fyerjeve. Nëse për shembull unë futem në një vend ku janë të mbledhur shumë njerëz, ndodh shpesh që njëri apo tjetri të ngreje armët kundër meje duke filluar të më përqeshë; ndoshta atij i duket sikur bëhet objekt i opinionit publik.

Por kini kujdes dhe vini re, nëse unë më pas i bëj atij një vërejtje të rastësishme, ai person bëhet tejet fleksibël dhe miqësor. Kryesisht kjo tregon se ai më shikon si diçka fisnike, mbase më fisnike nga sa jam: por nëse nuk do të pranohej si pjesëmarrës në madhështinë time, së paku ai do të më përqeshë.

Kjo është ajo që vjen nga të jetuarit në një komunitet zemërngushtë.

Nuk është e zakontë që Kierkegard të ishte në dijeni të asaj çfarë do të njihej si “Efekti Benjamin Franklin”- Themeluesi formuloi rrengun e famshëm psiko-invers për t’u përballur me urryesit- madje e lidh dhe me një anektodë për ta shprehur tamam. Ai tregon për një takim të rastësishëm jashtë portës së tij me tre të rinj, të cilët, sapo e panë filluan të zgërdhiheshin dhe me këtë nisen dhe gjithë spektrin e arrogancës. Kur iu afrua, Kierkegard vuri re që ata po pinin cigare dhe duke iu drejtuar njërit prej tyre, i kërkoi t’i ndizte cigaren. Papritur qëndrimi i djemve mori një kthesë të madhe- ajo çfarë dukej si një shkëmbim i thjeshtë vërtetoi pikërisht se ishte si një ftesë për të marrë pjesë në madhështi:

Në çast, që të tre hoqen kapelet dhe dukej sikur u kisha bërë një shërbim duke u kërkuar të më ndiznin cigaren. Prandaj, të njëjtët persona që do të ishin të lumtur të thërrisnin “bravo” për mua nëse unë thjesht do t’u drejtohesha miqësisht, ashtu siç nga ana tjetër, nëse do t’u drejtohesha me fjalë “të mëdha”: të njëjtët do të thërrisnin “vdekje” [u shoftë!] Dhe do ishin mospërfillës…

E gjitha është shtirje.

Por sa interesante të pasurosh psikologjinë e dikujt në këtë mënyrë.

Pas 7 vitesh, pak kohë para vdekjes së parakohshme të tij, ai rishikon këtë temë me një ndjenjë që shpjegon qëndrueshmërinë e psikologjisë së urryesve:

“Duke dashur të shfaqin që nuk duan t’ia dinë për mua, apo duke u munduar të më bëjnë të kuptoj që nuk duan t’ia dinë për mua, sërish tregojnë se më kushtojnë vëmendje… Ata më respektojnë pikërisht duke dashur të tregojnë që nuk kanë respekt për mua.

Ditari i Soren Kierkegard mund të jetë i shkurër si në numrin e faqeve edhe në kohën që pasqyron, por është një thesar që hyri në thellësi të përvojës njerërzore.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit