Të gjithë e mendonin se ishte zhdukur ose ndoshta edhe kishte vdekur, por jo.
Lideri koreano-verior hodhi poshtë të gjitha spekullimet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe pas disa shfaqjeve publike, konfirmoi se vazhdon të jetë lideri i vendit të tij kundër të gjithë atyre që i duan të keqen Koresë së Veriut.
Në daljen e tij të fundit publike, lideri supreme ka ndërmarrë një tjetër vendim drastik.
Ai ka urdhëruar të konfiskohen të gjithë qentë në Penian, në kryeqytetin e Koresë së Veriut, duke u shprehur se këto kafshë shtëpiake janë mishërim i dekadencës së Perëndimit.
Shumë koreanë janë shprehur të pakënaqur me këtë vendim dhe kanë frikë se njerëzit e liderit suprem do t’i shfaqen në shtëpi për t’i konfiskuar kafshët shtëpiake.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, objekti final sipas tij do të jetë: që të përfundojë si ushqim në menunë e ngrënies.