MENU
klinika

Gjejeni pak me kë po punon!

Klea Huta së shpejti pjesë e një seriali!?

05.08.2020 - 19:48

Vetëm disa javë pasi u bë nënë për herë të parë, duket se Klea Huta po rikthehet më fuqishëm se asnjëherë më parë.

Ajo po ndjek pasionin e saj, muzikën, të cilit mesa shohim i është përkushtuar këto ditë dhe po gatuan gjëra interesante!

Në një postim në InstaStory, disa ditë më parë Klea ka ndarë një fragment nga kënga e saj e re, duke na bërë të gjithëve kuriozë.

Duket se projekti i ri do të jetë një këngë e lehtë, madje do të vijë në bashkëpunim!

Por, nuk mbaron me kaq! Duket se Klea paska përgatitur një rikthim të bujshëm pasi do ta shohim edhe si aktore shumë shpejt.

Ka qenë ish-banori i Big Brother 2, Bjordi Mezinit, ai që na ka prezantuar trailerin e projektit të tij filmik të titulluar “Kapiten Dinamo”.

Nga videoja dhe hashtaget nën të, kuptojmë se bëhët fjalë për një serial televiziv, i cili ka në qendër jetën e një regjisori, teksa mes emrave që do marrin pjesë në këtë serial janë edhe: Enxhi Cuku, Roland Saro, Aleksandër Grami, Aleks Seitaj, Romina Ruda etj.

KAPITEN DINAMO – teaser trailer
ARE YOU READY? SET!
STEADY? BET!

Ja me çfarë po merresha kto kohë të fundit!

Pas shumë muaj pune, stress, dashuri, ulje dhe ngritje, jam më në fund gati t’ju prezantoj me KAPITEN DINAMO…i cili është gati të ngrej nivelin e lojës.