MENU
klinika

Gati për Kombëtaren

Klubi francez i beson talentit shqiptar, rinovon për 3 vite

11.08.2020 - 20:12

Për pak ekipi i tij nuk arriti të ngjitej në Ligue 1, nisur edhe ndërprerja e kampionatit, ku Franca dha verdiktet në fushë. Gjithashtu, ky vit duhet të ishte edhe debutimi me Kombëtaren e parë kuqezi, por gjithsesi, Qazim Laçi rinovon edhe për 3 sezone me klubin francez të Ajaccios që militon në ligën e dytë.

Mesfushori dibran së fundmi ishte shndërruar në një lider te bardhekuqtë, duke fituar besimin e plotë të drejtuesve, të cilët i ofruan rinovimin e kontratës edhe për 3 vite.

Ka qenë vetëm  klubi që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka zbuluar se shqiptari do të jetë pjesë e Ajaccios deri në vitin 2023. 24-vjeçari aktivizohet që prej vitit 2017 me skuadrën franceze, ku ka realizuar edhe 6 gola.

Tani mbetet në dorë të trajnerit Edy Reja për ta ftuar apo jo për 2 ndeshjet e shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve. Reja ka pranuar se e ka konsideratë, madje e kishte në listë në mars, por miqësoret u anuluan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN