MENU
klinika

Shkon në 14 gara, të gjitha në Europë

Konfirmohet edhe një garë tjetër e Moto GP

14.08.2020 - 11:48

Tashmë është zyrtare. Shkon në 14 numri I garave në Botërorin 2020 të Moto GP, që do të përfundojë me një garë shtesë, ajo që do të zhvillohet më 22 nëntor, në pistën e Portimao, në Portugali.

Lajmin e konfirmoi DORNA, kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit. Kalendari i mëparshëm parashikonte mbylljen e sezonit më 15 nëntor, në Valencia, ashtu sikurse ka qenë gjithnjë traditë.

Gjithsesi, Dorna ka siguruar edhe një garë shtesë në Portugali, duke e çuar në 14 numrin total të garave për këtë sezon. Të gjitha garat e këtij sezoni do të zhvillohen në Europë, duke anuluar të gjitha garat jashtë kontintetit të vjetër.

KALENDARI I GARAVE TË MBETURA TË MOTO GP

16 gusht – Spielberg (Austri)

23 gusht – Spielberg (Austri)

13 shtator – Misano (Itali)

20 shtator – Misano (Itali)

27 shtator – Barcelona (Spanjë)

11 tetor – Le Mansh (Francë)

18 tetor – Aragon (Spanjë)

25 tetor – Aragon (Spanjë)

8 nëntor – Valencia (Spanjë)

15 nëntor – Valencia (Spanjë)

22 nëntor – Portimao (Portugali)