MENU
klinika

Rritja e portofolit të kredisë

Kontributin kryesor e ka dhënë shtyrja e pagesave

14.08.2020 - 19:24

Faktori kryesor që ka ndikuar në rritjen e portofolit të kredisë për tremujorin e dytë të vitit është pezullimi i pagesës së kredive ekzistuese. Sipas përllogaritjeve të Bankës së Shqipërisë, ky faktor ka dhënë 70% të kontributit në rritjen vjetore të kredisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin privat është rritur me rreth 6.8% në tremujorin e dytë të vitit 2020, normë kjo e ngjashme me atë të shënuar një tremujor më parë.

Nëse pagesa e kësteve do të ishte kryer normalisht, me të njëjtin nivel të kredisë së re, atëherë rritja e portofolit do të kishte qenë afërsisht 2%. Pagesa periodike e kredive normalisht ka një efekt në uljen e portofolit të kredive, për pjesën e paguar të principalit. Mospagesa gjatë muajve të fundit ka bërë që ky faktor të mos japë ndikim dhe portofoli ekzistues të amortizohet më pak.

Pavarësisht se efektin kryesor në rritjen e portofolit të kredisë duket se e ka dhënë moratorium i pagesave, edhe statistikat e kredisë së re kanë dhënë sinjale pozitive në muajin qershor. Vlera e kredive të reja të disbursuara arriti vlerën e pothuajse 26 miliardë lekëve, nga rreth 14.5 miliardë lekë që kishte qenë mesatarja mujore për pesë muajt e mëparshëm.

Kredia është nxitur nga skemat e garancisë sovrane, por edhe nga lehtësimi i kushteve monetare, i ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë. Këta faktorë kanë ndikuar veçanërisht në rritjen e kredisë për biznese dhe në përmirësimin e normave të rritjes së kredisë në lekë në 10.3%.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive

Më shumë falimentime se vrasje...

“Nuk është krizë shëndetësore, por ekonomike”