MENU
klinika

RT/ Pse ky reagim nga bursat?

Kryeministri Abe jep dorëheqjen, ‘vlojnë’ tregjet aziatike

28.08.2020 - 13:21

Nikkei i Japonisë kryesoi humbjet në tregjet kryesore të aksioneve të Azisë këtë të Premte pasi kryeministri më jetëgjatë i vendit, Shinzo Abe, dha dorëheqjen për çështje shëndetësore.

Nikkei ra 1.4 përqind, ndërsa Indeksi i Pricemimeve të Aksioneve në Tokio (Topix) përfundoi ditën pothuajse 0.7 përqind poshtë.

Tregjet e tjera aziatike, përveç Tajvanit dhe Australisë, po tregtohen, me aksione në Kinë kontinentale dhe Hong Kong duke fituar rreth 1.5 përqind. Kospi i Koresë së Jugut u rrit me 0.4 përqind, dhe Mumbai Sensex i Indisë shtoi rreth një përqind.

Tregjet evropiane u hapën mesatarisht më të ulët.

Tregjet reaguan ndaj raporteve të mediave që Kryeministri japonez Abe ka dhënë dorëheqjen. Transmetuesi publik japonez NHK, duke përmendur burime afër Abe, tha se udhëheqësi 65-vjeçar po tërhiqet për shkak të përkeqësimit të një gjendje kronike shëndetësore. E njëjta gjë u raportua nga të tjera televizione.

“Kjo është një gjë problematike për aksionet japoneze sepse shtron pyetje se cilat politika vijnë më pas. Ne e shohim modelin e njohur të stoqeve në rënie që shtyjnë jenin,” – tha Junichi Ishikawa, strateg i lartë i këmbimit valutor në IG Securities në Tokio, citon Reuters.

Ndryshimi në rrjedhën e tregjeve globale erdhi gjithashtu pas një ndryshimi të madh të politikës amerikane. Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell njoftoi një politikë të rishikuar për të synuar inflacionin të enjten.

“Pas periudhave kur inflacioni ka ecur vazhdimisht nën 2 përqind, politika e përshtatshme monetare ka të ngjarë të synojë të arrijë inflacionin mesatarisht mbi 2 përqind për ca kohë,” tha Fed.

/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga RT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Godet' konsumin dhe shërbimet

Virusi kinez “infekton” bursat

“Ka prova” që koronavirusi e ka origjinën nga një laborator

COVID/ Nga deklarata e Pompeos tek kërcënimet SHBA-Kinë, si po e pëson ekonomia

"Ari arrin nivelin më të lartë të 7 viteve"

Koronavirusi “trondit” bursat, bie çmimi i naftës