MENU
klinika

Mund të jenë të përbër nga alkool toksik

Kujdes nga dezinfektuesit e duarve!

10.08.2020 - 14:47

Shoqata Amerikane e Qendrave të Kontrollit të Helmeve ka lëshuar një paralajmërim për dezinfektuesit e duarve që përmbajnë metanol (alkool metilik).

Metanoli është një alkool toksik që përdoret në mënyrë industriale si tretës, pesticid dhe burim alternative i karburantit. Ndodhet gjithashtu natyrshëm te njerëzit, kafshët dhe bimët. Ushqime të tilla si fruta dhe perime të freskëta, lëngje frutash, pije të fermentuara dhe pije joalkoolike janë burimet kryesore të metanolit në trupin e njeriut. Shumica e helmimeve të metanolit ndodhin si rezultat i pirjes së pijeve të kontaminuara me metanol ose nga pirja e produkteve që përmbajnë metanol.

Në mjedisin industrial, thithja e përqendrimeve të larta të avullit të metanolit dhe thithja e metanolit përmes lëkurës janë po aq efektive sa rruga orale në prodhimin e efekteve toksike. Era karakteristike e butë (alkooli) e metanolit nuk ofron paralajmërim të mjaftueshëm për nivele të ulëta të ekspozimit. Metanoli mund të përthithet në trup me anë të gëlltitjes, kontaktit të lëkurës ose kontaktit me syrin. Gëlltitja është një rrugë e rëndësishme e ekspozimit.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave FDA ka paralajmëruar tashmë që disa dezinfektues të duarve janë të kontaminuar me metanol.

Methanoli është shumë toksik dhe mund t’ju bëjë “të dehur dhe të verbër” për shkak të aftësisë së tij për të dëmtuar nervin optik, thonë ekspertët e helmeve. Në varësi të përqendrimit të metanolit dhe sasisë së gëlltitur, pacientët mund të pësojnë nauze, të vjella dhe dhimbje barku. Simptoma të tjera mund të përfshijnë dhimbje koke, marramendje, përgjumje dhe të folur të ngathët, tha qendra e kontrollit të helmeve në një njoftim për lajmet.

Këto produkte të kontaminuar kanë përqendrime të ndryshme të metanolit, që do të thotë se disa mund të jenë shumë toksike dhe të shkaktojnë gjendje kome, depresion në frymëmarrje, kriza, verbëri dhe vdekje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN