MENU
klinika

Nga Alfred Peza

Kur Lulzim Basha nis e punon, kur të gjithë po pushojnë!

03.08.2020 - 07:06

Nga Alfred Peza

Megjithëse punon kur të gjithë pushojnë dhe fle gjumë kur të gjithë punojnë, Lulzim Basha po e bën një gjë të mirë pas 7 vitesh si Kryetar i PD dhe i opozitës shqiptare. Do të mbledhë të hënën e 3 gushtit, forumet kryesore drejtuese të partisë, për të nisur përgatitjet për fushatën elektorale për zgjedhjet e pranverës së 2021.

Pas 30 korrikut, kur Parlamenti votoi për ndryshimet kushtetuese në lidhje me hapjen e listave dhe krijimin e koalicioneve paraelektorale me një listë të përbashkët, u bënë shumë deklarata politike dhe mediatike. Më shumë sesa për të qetësuar lidershipin e opozitës së rrugës, që e dinin se ndryshimet do votoheshin, ato bëheshin për militantët, përkrahësit dhe mbështetësit e tyre.

Tani që kaluan tri ditë dhe efektet e çudisë së radhës skaduan, opozitarët e thjeshtë bashkë me gushtin, kanë nisur edhe pushimet. Ndërsa liderë e tyre në PD do të mbledhin Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Do të miratojnë Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë që do të meret me kriteret e seleksionimit dhe përzgjedhjes së tyre. Bashkë me përzgjedhjen e ekipit, në fund të muajit, pritet të finalizohet edhe programi elektoral.

Nuk ka rëndësi nëse nga 2000 emrat që flitet se janë propozuar në të gjitha strukturuat e PD në bazë për këtë proces, do të përzgjidhen ato që e meritojnë apo ato që do sërish Lulzim Basha. Nuk ka rëndësi nëse programi i ri elektoral i opozitës do të jetë realist, apo futurist. Do të jetë ai që u duhet shqiptarëve për ti qeverisur deri në 2025, apo që do hartojnë ca burokratë, ca këshilltarë mizerabël, apo ekspertët më të mirë, nëpër zyrtat e partisë.

Nuk ka rëndësi nëse opozita do ti hapi 100% listat e saj të kandidatëve për deputetë siç ua mundësojnë ndryshimet e fundit kushtetuese dhe siç kanë kërkuar vetë, apo më pak. Sikundër nuk ka rëbdësi nëse të gjitha partitë opozitare do të garojnë në një front të vetëm, me një listë të përbashkët, me një program, lider e sigël, apo do të ndahen nëpër koalicione të ndryshme, apo do garojnë më vete!

Më e rëndësishme se të gjitha këto, është fakti se për herë të parë që pas zgjedhjeve të 2013 kur PD u rikthye në opozitë me Kryetar të ri Lulzim Bashën, në selinë e saj nuk po flitet as për braktisje siç ndodhi me reformën e ndarjes administrative-territoriale më 2015, as për çadrat e “Republikës së Re”si më 2017 dhe as për “revolucione” e bojkote zgjedhjesh si më 2019. Por, për herë të parë, po flitet për program të ri elektoral. Për ekipin e ri. Për organizimin e ri.

Ska gjë se është gusht dhe duhet të ishin me pushime. Kanë bërë boll pushime edhe atëherë kur duhet të ishin në krye të punëve të këtij vendi. Ndryshe nga herët e tjera, të paktën nuk mund të themi, “asgjë e re nga fronti opozitar”! Sepse prej andej po vjen më në fund një lajm i mirë. Nuk po bëhen plane për ta nxjerrë opozitën nga sistemi demokratik i vendit, por për ta rikthyer atë, atje ku edhe i takon brenda tij. Nuk po bëhen plane, intriga, kurthe, hilera, ultimatume e kërcënime si deri dje, për ta fituar pushtetin në tavolinë.

Po bëhen gati për të garuar politikisht dhe elektoralisht, në zgjedhjet e reja parlamentare. Ky është lajmi më i mirë që kanë prodhuar qëshkurse PS ka ardhur në pushtet. Nuk është lajm i vogël, ku bëhet fjalë për një parti dhe koalicion opozitar, që prej një viti e gjysëm nuk kanë asnjë përfaqësim në Parlament e pushtetin lokal. Të paktën kanë kuptuar se çfarëdo që të bësh, nuk do ia dalësh dot që të delegjitimonin një mazhorancë të zgjedhur me vota.

Me këtë ngutje për të nisur punën në kulmin e pushimeve, tregon se e kanë mësuar shprehjen: Që në gusht, nga një grusht! Se çfarë do nxjerrë prej kësaj, është herët të flasim. Rëndësi ka që Lulzim Basha mos të flejë gjumë, siç e ka zakon, atëherë kur të gjithë do jenë në kulmin e punës për zgjedhjet e 2021.

Rama: Nuk kemi çfarë të diskutojmë!

A do ketë negociata me opozitën për vettingun?

Qëndrimi i Bashës/ "Ja pse vendimi për Berishën nuk është personal"

Salianji: Ka ardhur koha që disa të vërteta të thuhen!

Rama: Nuk shkohet në auditore si në lotari!

Çfarë do ndodhë nëse studentët refuzojnë vaksinimin?

ARRSH njofton se si do të bëhet lëvizja

Devijohet qarkullimi i automjeteve tek Unaza e re