MENU
klinika

VV nis mbledhjen e firmave për mocionin

Kurti kërkon rrëzimin e qeverisë ‘Hoti’

07.08.2020 - 07:52

Lëvizja Vetëvendosje kërkon të rrëzojë Qeverinë “Hotit” me mocion mosbesimi, duke nisur mbledhjen e firmave për shkarkimin e qeverisë, njësoj siç iku vetë para pak muajsh.

Në një konferencë për media, kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se nisi mbledhja e firmave, ndërsa ka ftuar partitë politike ta mbështesin këtë nisëm. Selimi shtoi se pret që edhe PDK ta mbështesë këtë mocion.

Nga sot Grupi Parlamentar i VV-së, nis mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e mocionit kundër Qeverisë Hoti. Ftojmë partitë politike që ta mbështesin këtë mocion. Kemi dërguar shkresat ndaj grupeve të caktuara që ta mbështesin këtë mocion. Mocioni si draft mund të ketë ndryshime. Nga ky moment ne nisim mocionin e rrëzimit të kësaj qeverie. PDK është subjekt parlamentar. Kemi parë retorikën e tyre dhe qasjen kundër Qeverisë. Presim që t’i mbajnë fjalët“, ka thënë Selimi.

Në mars të këtij viti ish- Qeveria “Kurti” u rrëzua me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i saj në qeveri, pas një seri përplasjesh me njëra-tjetrën.

Çfarë pritet prej këtij takimi?

Mblidhen dy qeveritë shqiptare në një tryezë!

Trump, shenjë barazie mes gjenocidit serb dhe Kosovës

“Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë vite, unë iu thashë…”

Gati ”Spitali për COVID-19” me 500 shtretër në Prishtinë

Kosova përgatitet për çdo skenar