MENU
klinika

(Nga cikli: Leter e hapur nga Diaspora)/ Nga Përparim Gjeka

Kush duhet të na udhëheqë?

14.08.2020 - 16:49

Fakt: Ne historine e shtetit shqiptar nuk ka pasur asnje kryetar shteti (kryeminister) besimtar ne Zot, pervec ndoshta Fan Nolit 6 muaj. Besimtari i vertete e ka pjese natyrale te vetes; ne asnje rast nuk mashtron, nuk vjedh e nuk vret me ndergjegje, e nese vetem keto tre gjera do ishin respektuar nga lideret tane, vendi do ishte Zvicer me det, sepse kultura e punes ne nje organizate eshte provuar shkencerisht qe formesohet sipas bindjeve te liderit.

Fakt: Ne historine e shtetit shqiptar nuk ka pasur asnje kryetar shteti (kryeminister) administrator me eksperience menaxhimi para se te merrte detyren. Nese ne krye vjen dikush qe nuk ka menaxhuar asgje dhe askend ne jeten e vet para se ti jepen celesat e shtetit apo kryeqytetit, me raste flagrante dhe aktuale kur nuk kane administruar dot as familjen e vet, si mund te presim te menaxhojne mire burimet materiale dhe shpirterore te nje kombi te tere?

Fakt: Ne historine e shtetit shqiptar nuk ka pasur asnje kryetar shteti (kryeminister)qe te mos jete kontestuar deri ne mospranim nga nje pjese e popullit dhe te mos jete sulmuar ashper nga rivalet politike deri ne eliminim fizik ne ndonje rast.

Atehere problemi shtrohet;

Ne kohen tone, kur shqiptaret e shquar te zote, te provuar, brenda dhe jashte Shqiperise jane te shumte dhe ne akoma udhehiqemi nga te provuar capacule ne rrafshin e zotesive administrative dhe te provuar hajdute ne rrafshin e vlerave morale, eshte emergjence kombetare promovimi dhe mbeshtetja e figurave te reja jashte trashegimise 30 vjecare te demokracise hibride ne Republiken e Shqiperise.

Ne kohen tone, ne epoken e internetit dhe inteligjences artificiale, kur historia personale e cdo personi publik dhe jo vetem gjendet me nje klikim ne google apo facebook, sikur hipotetikisht te gjendet nje kandidat qe ploteson kushtet e personit qe mund te udheheqe vendin per ta ndare ate perfundimisht nga trashegimia e turpshme, e deshtuar e tranzicionit, e bashke me ekipin e tij/saj te deklaruar publikisht e te skanuar per cdo pozicion ministri, a eshte e gatshme shoqeria jone ta mbeshtese publikisht e te kerkoje nderhyrje ne kushtetute ose kushtetute te re me referendum per nje republike presidenciale me president kete person? Nese ne leter dhe ne jete gjendet dhe publikohet nje person i tille me nje ekip te tille, do ishte shume interesante te dihej gjithashtu si do reagonin partite politike me poten e tyre te servileve, cfare argumenti do nxirrnin ne funksion te perbaltjes se kundershtarit politik ashtu si e kane zakon.

Mbi atributet qe duhet te kete dhe kushtet qe duhet te plotesoje kjo figure propozimet dhe deshirat mund te jene te ndryshme, por ketu po rreshtohen disa kryesore per debat:

1. Vertetohet se nuk ka mashtruar e vjedhur ne asnje rast te vetem, mundesisht te jete besimtar praktikant.

2. Eshte shprehur publikisht te pakten ne nje rast ne dobi te ceshtjes kombetare shqiptare dhe mundesisht te kete qene pjesemarres aktiv ne diskursin publik te mendimit emancipues politik, ekonomik apo shoqeror shqiptar.

3. Ka administruar me sukses grup pune per projekte te sukseshme me efekte ekonomike ose sociale, perfshire organizata qeveritare dhe joqeveritare ose kompani biznesi me aktivitet te ndershem me vlera monetare te konsiderueshme.

4. Nuk ka qene ne pozicion pergjegjes per fatkeqesine kombetare ku ndodhemi nga minister e lart ne asnje nga qeverite e 30 viteve te fundit dhe nuk ka perfituar ne asnje rast tendera publike nga keto qeveri.

5. Eshte provuar te pakten ne nje rast kur ka harxhuar nje shume sado te vogel nga te ardhurat personale ne dobi te ceshtjes kombetare apo ne dobi te nje kauze progresiste, nje komuniteti apo personi ne nevoje.

Bashkekombas, a njihni nje shtetas shqiptar te tille e ndoshta me te mire qe te na udheheqe?