MENU
klinika

Kosova me ''dorë të hekurt'' kundër konspiracioneve

Kush thotë s’ka koronavirus do dënohet, gati ligji!

08.08.2020 - 07:20

Kosova po përgatit një ligj të ri që parashikon dënimin e të gjithë atye personave të cilët mohojnë ekzistencën e koronavirusit.

Bëhet fjalë për ata persona që ndikojnë në shoqëri përmes dezinformimit, duke thënë se virusi nuk ekziston, kështu e ka shpjeguar kryetarja e kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

“Me këtë ligj do të sankionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e qeverisë, që pritet që nëpërmjet amandamentit të bëhet detyruese, ku parashihen ndëshkime, që me ndikimin e tyre keqpërdorin duke thënë që nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, theksoi Osmani.

“Më në fund për arsye të ndryshme ky ligj është zvarritur përkundër faktit se ka qenë kërkesë e qartë. Përkundër situatës së rënduar nga panddemia Covid-19, ligji ka mbetur peng i politikave, e vendosin shëndetin para politikave.

Ky ligj që e kemi iniciuar së bashku me 5 deputetë të tjerë. Ky ligj ka për qëllim që nëpërjmet kufizimeve të jetë me efektiv për parandalimin e kësaj pandemie në respektim të kushtetueshmërisë”, ka thënë Osmani.