MENU
klinika

NBA

Lakers mposhten nga kampionët, rikthehen Clippers

02.08.2020 - 09:48

Menjëherë pas fitores në derbi me Clippers, Los Angeles Lakers janë thyer ndaj kampionëve në fuqi të Toronto Raptors. Kanadezët fituan 107-92. Gjysma e ndeshjes ishte e ekuilibruar, Toronto rikthehet në avantazh të 2 pikëve në periodën e tretë, ndërsa në të katërt shkatërron 35-22 Lakers.

Më i miri i ndeshjes ishte Lowry me 33 pikë të realizuar, që rebound dhe 6 asist. Për Lakers, LeBron James shënoi 20 pikë, rikuperoi 10 topa në tabelë dhe dha 5 asist. Gjithsesi, këto shifra mbetën për statistikë. Lakers kryesojnë në Perëndim, Raptors të dytët në Lindje.

Rikthehet te suksesi Los Angeles Clippers, që fituan thellë 126-103 ndaj New Orleans Pelicans. Ndërsa Indiana Pacers fitoi 127-121 ndaj Philadelphia 76ers, me Warren që realizoi 53 pikë për Pacers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN