MENU
klinika

NBA

Lakers rikthehen te suksesi, Davis shënon 42 pikë

04.08.2020 - 13:06

NBA ka rindezur fuqishëm motorrët dhe nuk ka ndërmend të ndalet. Ka ndeshje çdo ditë dhe skuadrat zbresin në parket njëherë në 2-3 ditë, për të përfunduar sezonin e rregullt e më pas për të kaluar në play-off.

Los Angeles Lakers është rikthyer menjëherë te fitorja, duke duke harrur disfatën ndaj Toronto Raptors tri ditë më parë. Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit ishin superiorë ndaj Utah Jazz, duke triumfuar me rezultatin 116-108.

Super paraqitje e Anthony Davis, i cili realizoi 42 pikë në total, duke udhëhequr skuadrën kaliforniane drejt suksesit të 51-të sezonal. Ndërsa Lebron James u ndal në kuotën e 22 pikëve, por ishte lojtari që dha më shumë asiste nga të dyja skuadra, 9 të tilla.

Vazhdon të fitojë Toronto Raptors, që mposhti edhe Miami Heat me rezultatin 107-103. VanVleet me 36 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për skuadrën kanadeze. Gjithsesi, kampionët në fuqi të NBA mbajnë vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Fitore me rezultat minimal për Philadelphian, që kaloi me shifrat 132-130 San Antonio Spurs, ndërkohë që New Orleans Pelicans mposhti me rezultatin 109-99 Memphis Grizliess.