MENU
klinika

Talenti ëndërron debutimin

Lampard e merr Brojën edhe në Champions League

07.08.2020 - 18:39

Ndoshta nuk do të jetë vetëm Berat Gjimshiti futbollisti i Kombëtares shqiptare k aka luajtur në 1/8 finale të Champions League, pasi këtë fat mund ta ketë edhe talenti Armand Broja.

Nesër Chelsea do të luajë ndeshjen e kthimit për 1/8 finale të Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen, në fushën e këtij të fundit, me sfidën e parë që u mbyll me fitoren 3-0 të gjermanëve në Angli.

Të besuarit e Lampard do të kërkojnë mrekullinë në ndeshjen e kthimit, ndonëse e dinë se do të jetë shumë e vështirë. Një surprizë shumë të bukur trajneri i londinezëve i ka bërë edhe sulmuesit shqiptar Armando Broja.

Ky i fundit stërvitej prej kohësh me skuadrën e parë të Chelsea, teksa Lampard ka vendosur ta ketë edhe për ndeshjen në Ligën e Kampionëve. Një surprizë shumë e bukur kjo për lojtarin, i cili tani ëndërron debutimin në këtë kompeticion të madh, pasi ka debutuar në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN