MENU
klinika

Rregullat e UEFA-s

Lazio rrezikon pjesëmarrjen në Champions League

04.08.2020 - 20:46

Ndonëse rreziku nuk është shumë i madh, Lazio mund të mos marrë pjesën në Champions League, por në Europa League në sezonin e ri. UEFA ka vendosur që në katër ligave më të forta europiane, ku bën pjesë edhe Serie A, 4 ekipet e para të kualifikohen direkt në grupet e Champions League.

Por UEFA gjithashtu ka një rregull tjetër, që fituesi i Champions League ose i Europa League merr pjesën në sezonin e ri direkt në Champions edhe sikur mos jetë i kualifikuar përmes kampionatit të vet.

Por UEFA nuk lejon që një shtet të përfaqësohet me 5 skuadra në Champions apo Europa League. Dhe nga ky rregull Lazio frikësohet, duke qenë se për këto dy trofe janë ende në lojë Napoli dhe Roma, dy ekipe që nga kampionati janë kualifikuar në grupet e Europa League për sezonin e ri.

Napoli është është aktualisht në 1/ 8-at e Champions dhe ka ndeshjen e kthimit me Barcelonën. Ndërsa Roma në Europa League do të luajë me Sevilla-n për 1/8-at me ndeshje teke. Nëse Napoli fiton Champions-in, apo nëse Roma ia del të triumfojë në Europa League, Lazio e vendit të katërt do t’i hapë vend njërës prej të dyjave.

Në rast se triumfojnë të dyja, do të digjej edhe Atalanta në pjesëmarrjen në Champions, ndërsa digjet edhe Milan në Europa League, pasi kalojnë bergamaskët dhe Lazio në Europa League. Propabiliteti është shumë i vogël, por në futboll kurrë mos thuaj kurrë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN