MENU
klinika

Konventa e Demokratëve në SHBA/ Ja çfarë do diskutohet

Liderët Ndërkombëtar në forum virtual, i ftuar edhe Balla

12.08.2020 - 10:15

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) do të mbajë forumin e parë virtual për pjesëmarrësit ndërkombëtar, ne te cilin eshte ftuar te marre pjese edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla.

Forumi, që do të mbahet me datë 17-20 gusht, përkon me javën e Konventës Kombëtarëve të Demokratëve në SHBA.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ftesën për të marë pjesë në këtë forum e ka marë nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI).

Sipas Ballës, ky forum do t’u ofrojë pjesëmarrësve ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime panelesh mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme si dhe temat me interes global.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Faleminderit Ambasadorit Dereck Mutchel, Drejtorit Ekzekutiv të NDI që më ftuat për të marrë pjesë në Forumin Virtual Ndërkombëtar të Liderëve 2020, gjatë javës 17-20 gusht të Konventës Kombëtare Demokratike.

Edhe pse virtual, Forumi i Demokratçve në SHBA do të sigurojë për të gjithë ne pjesëmarrësit ndërkombëtarë një mundësi për të marrë pjesë në diskutime në panele mbi zgjedhjet presidenciale të SHBA, çështjet e politikës së jashtme dhe të brendshme dhe temat me interes global për zgjedhjet”, shkruan Balla.