MENU
klinika

Dialog në Bjellorusi?

Liderja e opozitës: Lukashenko duhet të largohet, është mirë ta bëjë shpejt

23.08.2020 - 13:48

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya ka thënë se çfarë do të ndodhë Lukashenko duhet të japë dorëheqjen nga Presidenti pasi populli nuk ka për ta pranuar më.

Ajo tha në një intervistë se herët ose vonë ai duhet të largohet, pasi populli bjellorus ka ndryshuar dhe s’ka për ta pranuar atë dhe autoritetet e vjetra.

“Herët ose vonë ai do të duhet të largohet. Është më mirë për të gjithë. Është më mirë për vendin nëse do të ndodhë në kohën më të shkurtër,” tha udhëheqësi 37-vjeçar.Bjellorusia ka ndryshuar. Ata kurrë nuk do të pranojnë autoritetet e vjetra.”- tha Tikhanovskaya.

Për më tepër ajo i ka bërë thirrje popullit që të bashkohet për të rrezuar Lukashenkon.

Në rast se Lukashenko dorëzohet, Tikhanovskaya thotë se nuk e sheh veten si Presidenten e ardhshme, por shton se populli bjellorus e votoi për lidere kombëtare dhe ajo ka përgjegjësi pasi bjellorusët presin diçka nga ajo.