MENU
klinika

Kthehet prapë

Ligji për UÇK-në/ LVV dhe LDK nuk e votojnë

13.08.2020 - 11:40

Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së. Projektligji kthehet prapë për votim në ndonjë rast tjetër.

Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për ligjin dhe një kundër. Abstenime nuk pati.

Ky projektligj ka hasur në kritika të mëdha nga faktori ndërkombëtar, ndërkohë që ka ndarë edhe skenën politike në vend.

Në votim të këtij projekt ligji nuk morën pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shumica e deputetëve të LDK-së.