MENU
klinika

Portierët që pritën më shumë 11-metërsha

Lojtarët që humbën më shumë penallti në shek.XXI

06.08.2020 - 17:10

Fundi i sezonit 2019-2020 është edhe ai mbyllës i dekadës së dytë të shekullit të 21-të. Një sezon i tejzgjatur për shkak të pandemisë, megjithatë spektakli nuk ka munguar. Gola, triumfe, lot, emocione dhe shumë statistika interesante kanë dhuruar 20 vitet e para të shekullit.

Penalltitë janë pjesë e pandashme e lojës më magjike të futbollit. Por a e dini se kush është ai që ka humbur më shumë? Ky klasifikim është tepër negativ për dy yjet aktual të futbollit botëror, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, ndërsa Aguero është më i sukseshmi, pasi ka humbur më pak.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është humbësi më i madh nga 11 metërshi. Argjentinasi ka humbur 22 tentativa nga pika e bardhë, duke udhëhequr listën. Pas tij pozicionohet rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo me 18 dështime nga penalltia.

Në të tilla nivele ndodhet edhe Francesco Totti. Legjenda e Romës ka humbur 18 penallti ndjekur nga një tjetër futbollist flamur në Serie A si ish-kapiteni i Udineses, Antonio di Natale. Italiani ka dështuar të tund rrjetën nga pika e bardhë në 14 raste.

Vendi i pestë në këtë listë ndahet nga Edinson Cavani dhe Wayne Rooney me 13 penallti të humbura. Ndër humbësit më të mëdhenj të penalltive gjendet edhe sulmuesi i Manchester City, Sergio Aguero që deri më tani ka dështuar në 12 tentativa.

Për nëse fati ka folur keq për sulmuesit, “fajtor” janë portierët. Gardiani që e kanë frikë të gjithë, sidomos nga pika e bardhë e penalltisë është Samir Handanovic. Slloveni i Interit ka mbrojtur 38 penallti, duke kryesuar garën për portierin që pret më shumë penallti.

Shumë i distancuar me numrin 1 të zikaltërve ndodhet rivali i Juventus, Gianluigi Buffon, me 30 penallti të pritura. Podi plotësohet nga një “anonim”. Të gjithë mund të kishin besuar se Manuel Neuer do të ishte ndër 3 portierët që pret më shumë penallti, por gabohen rëndë.

Në shkallën më të ulët të podit gjendet portieri i Valencias, Diego Alves, me 26 penallti të pritura, i cili numëron një penallti të pritur më shumë nga kapiteni i Bayern Munich dhe kombëtares gjermane, Manuel Neuer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shijoni nga një tregolësh për çdo event

“Mbreti” i tripletave, CR7 i shënoi në 10 kompeticione

Përmbledhja në një video

15 penalltitë e veçanta në futboll