MENU
klinika

Turizmi bie nga froni pas 10 vitesh

‘Lokomotiva’ e ekonomisë botërore humb 1 trilion dollarë

26.08.2020 - 12:12

Për 10 vjet radhazi, industria e turizmit ka qenë sekreti në rritjen më të madhe të ekonomisë globale. Por disa muaj pandemie jo vetëm që e kanë kthyer trendin e dekadës së fundit, por rrezikojnë t’i japë një goditje fatale sektorit, duke përfshirë dhjetëra miliona persona në vështirësi ekonomike.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, impakti i COVID-19 mbi turizmin përllogaritet në 1 trilion dollarë humbje, duke rrezikuar rreth 100 milionë vende pune, kudo në botë. Nga kjo humbje e madhe , rreth 320 miliardë janë zhdukur tashmë në muajt e kaluara.

Sipas raportit, janë vendet më të varfra që do të rrezikojnë më shumë nga kriza, veçanërisht vendet e vogla dhe ishullore, që nuk kanë sektorë produktivë të tjerë përtej turizmit.

Për sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Gutierres i gjithë sektori i turizmit, në kuadër të paqartësisë të kësaj periudhe që nuk dihet ende se kur do të zbutet, duhet të mendohet nga e para duke i dhënë prioritet “ sigurisë, ekologjisë dhe qëndrueshmërisë”.

Sipas një sondazhi të ditëve të fundit, vetëm 27% të amerikanëve ndihen të gatshëm të shkojmë me pushime, dhe vetëm 12% do të udhëtonte jashtë vendit të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ekonomia italiane ka qënë në rrugë të keqe"

BBC/ “Këtë goditje nuk e solli COVID-19”

Masat e qeverisë dhe përgjigjia e bizneseve

CNN/ COVID-19 “fut në izolim” ekonominë e 8-të në botë