MENU
klinika

Atletja shqiptare

Luiza Gega nuk ndalet, thyen rekordin e radhës

12.08.2020 - 11:14

Ndonëse pa aktivitete ndërkombëtare, atletja Luiza Gega nuk ndalet. Ajo ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 10 mijë metrave, duke dhënë kohën 32’31”. Ajo e ka përmirësuar me 60 sekonda (1 minutë) rekordin e mëparshëm që mbahej po nga Gega.

Në stadiumin “Elbasan Arena” po zhvillohen garat e Kampionatit Kombëtar të Atletikës, aty ku atletja kuqezi ka shkëlqyer me paraqitjen e saj. Gega ka konrmuar edhe një herë formën e saj të shkëlqyer, duke dominuar në garat e mesme dhe të gjata. Në postimin e saj në faqen zyrtare në “Instagram”, Luiza Gega komenton:

“Gara e parë sezonale në këtë verë të vakët startoi me një rekord kombëtar në 10 mijë metra. Trajneri më kërkoi të bëja një stërvitje, ku rezultoi përmirësimi i rekordit kombëtar me 60 sekonda, duke vendosur kohën e re 32’31. U ndjeva jashtë mase mirë në 5000 metrat e dyta të garës, ku isha e shpejtë dhe në vijën e nishit ndihesha ende e freskët.

 

View this post on Instagram

 

Feelin’ good , like I should! #solorun . Gara e pare per kete sezon vere te vaket startoi me nje Rekord te ri kombetare ne garen 10.000m Tranieri me kerkoi te beja nje stervitje te mire ne kampionatin kombetar ku rezultoi me 60sek permiresim te rekordit tim te meparshem duke vendosur kohen e re 32.31. U ndjeva jasht mase shume mire dhe 5000m e dyte gjate gares ishte shume me i shpejte se i pari 15.50 min ku 1000m fundit 2.58 min dhe ne vijen e finishit vazhdoja te isha shume e fresket. Pavaresisht se nuk e di nese do me jepet mundesia te garoj ne garat nderkombetare kete vit, perseri stervitja vazhdon per tu bere me e forte e me e shpejte per vitin 2021 ??#nationalchampionship #nationalrecord #feelinggood

A post shared by ????? ???? (@luizagega) on

Pavarësisht se nuk e di nëse do të më jepet mundësia të garoj në eventet ndërkombëtare këtë vit, stërvitja ime do të vijojë, për t’u bërë më e fortë dhe e shprejtë në vitin 2021”, – tha Gega, që ka siguruar kualikimin në Lojërat Olimpike “Tokyo 2021”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbyllet finalja e 3000 metrave

Luiza Gega shkruan historinë!