MENU
klinika

Si humbi jetën para kolegëve

Marinari shqiptar gjendet i pajetë brenda anijes në Greqi

25.08.2020 - 10:29

Një 62-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një anije shqiptare, në Greqi. Mësohet se marinari shqiptar është rrëzuar në dhomën e motorit të anijes dhe ka ndërruar jetë.

Shqiptari ishte anëtar i ekuipazhit të anijes së mallrave, kur befas ai është ndjerë keq në punë dhe ka humbur ndjenjat, duke u rrëzuar para kolegëve të tij. Këta të fundit i kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë, por 61-vjeçari fatkeqësisht ka humbur jetën.

Siç raportojnë mediet fqinje, shqiptari do të kthehej dje në atdheun e tij, në Shqipëri, me ekipin e anijes. I kishin ngelur vetëm disa orë për të përfunduar punën dhe për t’u nisur drejt atdheut, por fatkeqësisht ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Raportohet se shqiptari mund të ketë pësuar një episod patologjik, pasi dyshohet se ai kishte presion të lartë të gjakut. Policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes së shqiptarit, si dhe është urdhëruar një autops-nekropsi, që pritet të kryhet nesër, për të pasur një panoramë të qartë të asaj që ka ndodhur në anije.