MENU
klinika

Vijnë në jetë 5 fëmijë

Mbyllja e maternitetit të Lushnjës, gratë transferohen në Fier

18.08.2020 - 10:12

Pas mbylljes së maternitetit të Lushnjës ku rezultoi pozitive me COVID-19 një mjek gjinekolog, gratë shtatzënë janë paraqitur në maternitetin e Fieri.

Vetëm dje dhe sot 5 gra nga zona e Lushnjës kanë sjellë në jetë vogëlushët e tyre në maternitetin e Fierit, ndërsa vijojnë konsultat edhe paciente të tjera.

Burime nga materniteti i Fierit kanë bërë me dije se është koordinuar puna që grave shtatzënë të mos u mungojë konsulenca mjekësore gjatë kësaj periudhe ndërsa është mundësuar edhe gjithë shërbimi i nevojshëm përpara dhe pas lindjes. Po të njëjtat burime kanë bërë me dije së materniteti i Fierit i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar një fluks të mundshëm deri në normalizimin e situatës.

Një ditë më parë një mjek gjinekolog i maternitetit të Lushnjës rezultoi pozitiv me COVID, duke çuar me pezullimin e shërbimit në maternitetin “Ihsan Çabej” deri në daljen e rezultateve të të gjithë tamponëve të marrë edhe tek pjesa tjetër e stafit. Deri në një njoftim të dyte, të gjitha shërbimet do të kryhen ne maternitetin e Fierit dhe në qendrat shëndetësore të Lushnjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier